Lojërat

Hard Reset

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Hard Reset

Hard Reset është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar ekskluzivisht për Microsoft Windows nga Flying Wild Hog, një kompani polake e njohur në këtë fushë. Loja ka një histori të tipit cyber punk dhe merr frymëzime nga punët e William Gibson, Neal Stephenson dhe Philip K. Dick.

Hard Reset ka një tip loje “old school” si Quake apo Unreal gjë e cila rezulton në një ecje lineare më të madhe se lojërat e fundit të të njëjtin lloj.

Pistat e ndryshme kanë dhoma sekrete me mjete të ndryshme brenda. Pistat janë të ndërtuara në mënyra të ngjashme me të njëjtat karakteristika. Në ndryshim nga lojërat e tjera me një gamë të madhe armësh, Hard Reset ka vetëm dy armë, CLN Rifle dhe EEF-21 Plasma Rifle.

Të dyja armët kanë munddësi shtimi fuqish si hedhja e granatave. Hard Reset doli në Steam më 31 shtator 2011 dhe morri vlerësime të miksuara. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>