Lojërat

Haluci nis aventurën e tij në Facebook

May 10 2011
0 Shpërndarje
Haluci nis aventurën e tij në Facebook

Haluci po vjen! Ishte një titull që paralajmëruam kohë më parë në mbështetje të disa pamjeve të publikuara nga krijuesi i kësaj loje në Facebook. Por duket se prej aty ku nisi paralajmërimi do të fillojë edhe vet aventura e Halucit, prej qiellit drejt Tokës.

Loja e shumëpritur Haluci të cilën e kemi paralajmëruar kohë më parë në PCWorld Albanian, e që është produkt i kompanisë interaktive Frakton me seli në Prishtinë, siç keni arritur ta kuptoni është një aplikacion argëtues i programuar në flash dhe momentalisht është i gatshëm vetëm në rrjetin shoqëror Facebook.

Pamjet e para të kesaj loje u priten me mjaft entuziazëm nga adhuruesit e lojrave, sidomos të komunitetit shqiptar, e kjo ishte një shtytje shtesë që kjo punë të mos mbetet vetëm si skicë, por një projekt i realizuar mirë që së shpejti do te jete i gatshëm edhe për platformat më të famshme mobile, që janë iOS dhe Android.

Loja ka karakter argëtues, një skenar aventure dhe një  personazh të çuditshëm i cili nga të gjithë njihet me nofkën Haluci. Ai ka një shoqeri e cila e ngacmon shumë për pseudonimin që ia kanë vënë, por mes të tjerash ka një jetë mjaft normale. 

Ngjarjet marrin një rrjedhë krejt ndryshe në momentin kur Haluci gjen dhe e han kërpudhen magjike, e cila e largon atë krejtësisht nga realiteti i tij i përditshëm.

Për një moment, Haluci e gjen veten ne qiellin e shtatë dhe mbetet atje për nje kohë të gjatë. Por, ai nuk dorëzohet kurrë. Pas një periudhe ai gjen fijen e rrugës për tu kthyer në shtëpi, me këtë rast edhe fillon aventura e tij për kthim në tokë. Vizitoni ueb faqen www.haluci.com për më shumë informata dhe detaje tjera.

Lajmet e fundit>