Lojërat

Halo Reach paraqitet në shitje

Sep 16 2010
0 Shpërndarje
Halo Reach paraqitet në shitje

Dyqane anembanë botës kanë hapur dyert e tyre në mesnatën e ditës së djeshme për t’i mundësuar adhuruesve të lojës së popullarizuar Halo, që të blejnë kopjen e re Halo Reach.

Ne New York, Delio Gautreaux ka pritur në radhë për 55 orë për të siguruar se ai ishte i pari në rend para dyqanit të Best Buy, kurse në Britani të Madhe shitës e lojërave Game dhe Gamestation kanë hapur dyert në të njëjtën kohë për mbi 400 blerës të etur.

“Qindra adhurues të Halo kanë pritur në radhë para dyqanit tonë në mbrëmjen e kaluar në mënyrë që ata të jenë të parët që luajnë Halo Reach” tha Neil Ashurst, lider i UK PR për Game dhe Gamestation. “Disa gejmerë kanë filluar të presin në dyqanin Westfield në Londër në ora 5:45 e mëngjesit të ditës së hënë për të qenë të parët në radhë. Halo Reach padyshim që do të jetë një prej lojërave më të shitura gjatë festave të fundvitit”.

Halo Reach, është një titull përkrahë Halo Trilogy, që ka shitur 34 milion kopje anembanë botës. Kjo është loja e fundit Halo e krijuar nga Bungie, studio prapa kësaj marke. Megjithatë, Microsoft ka blerë të drejtat për Halo nga Bungie, dhe me këtë gjë ka sinjalizuar se Halo Reach nuk do të jetë titulli i fundit.

“Halo Reach është një prej paraqitjeve më të mëdha të lojërave të këtij viti që ka qenë i mbushur me suksese kritike dhe komerciale në tregun e video lojërave” tha Guy Cocker, redaktor i GameSpot, një ueb faqe e popullarizuar për lojëra. “Ka një sasi të madhe të interesit në këtë lojë dhe ne presim që të arrijë në majat e shitjes gatë javës së ardhshme”.

Lajmet e fundit>