Lojërat

Halo 5 do të jetë e disponueshme në Xbox One në 27 tetor, publikohet traileri

Mar 31 2015
0 Shpërndarje
Halo 5 do të jetë e disponueshme në Xbox One në 27 tetor, publikohet traileri

Seria Guardians e Halo 5 do të lancohet në platformën Xbox One në datën 27 tetor. Kjo datë është bërë publike përmes një traileri të publikuar të cilin mund ta shihni me poshtë. Në të vërtetë ky trailer nuk tregon shumë gjëra mbi lojën por duket qartë se marrëdhëniet mes Master Chief dhe protagonistit të ri Jameson Locke nuk janë aq të mira.

Grafikat e përdorura në këtë lojë të shkëlqyer e bëjnë atë të duket sa më afër reales. Për të mësuar më shumë rreth detaje të kësaj loje mund të lexoni vlersimet apo kritikat e bëra nga analistë të ndryshëm të kësaj fushe. Por nëqoftëse jeni të paduruar provoni të luani serinë The Master Chief Collection e cila është e disponueshme në Xbox One dhe përfshin 4 lojrat e para Halo. (Game World Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>