Lojërat

Halo 3

Aug 20 2012
0 Shpërndarje
Halo 3

Halo 3 është një lojë FPS e zhvilluar nga Bungie për Xbox 360. Loja është pjesa e tretë e serive të Halo që u lançua në 25 shtator 2007. Historia e Halo 3 vendoset në një luftë midis njerëzimit të shekullit XXVI dhe një race alienësh të njohur si Covenant. Lojtari merr rolin e Maser Chief, një superushtar i përmirësuar dhe i fuqizuar, ndërsa ai ndeshet me Covenant.

Loja karakterizohet nga automjete, armë, një mënyrë të luajturi ndryshe nga seritë e kaluara, si dhe filmime të lojës, ndarjen e skedarëve, dhe një editor i hartës Forge – e cila përdoret për modifikime në mënyrën multiplayer. Pjesa më e madhe e lojës së Halo 3 bëhet në këmbë.

Për marketingun e kësaj lojë, Microsoft shpenzoi rreth 40 milionë $, për arsyen që të shiste sa më shumë konsola.

Ditën e lançimit zyrtar të tij, u shitën 4.2 milionë njësi të Halo 3 dhe loja arriti 300 milionë dollarë në javën e parë. Më shumë se 1 milion njerëz e luajtën Halo 3 në Xbox Live në 24 orët e para.

Halo 3 ka marrë kritika shumë pozitive. Nga GameRankings dhe Metacritic ka marrë përkatësisht 93.53% dhe 94/100, duke u renditur në maj 2011, në 10 lojrat më të mira për Xbox 360.

Nga GameSpot mori një vlerësim 9.5/10, e njëjtë kjo me IGN. Halo 3 mori vlerësimin maksimal nga Edge, Eurogamer dhe Official Xbox Magazine, 10/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Halo
Lajmet e fundit>