Lojërat

Halo 3: ODST

Aug 25 2012
0 Shpërndarje
Halo 3: ODST

Halo 3: ODST (ndryshe Halo 3: Recon) është një lojë FPS e zhvilluar nga Bungie dhe e publikuar nga Microsoft për Xbox 360 në 22 shtator 2009.

Lojtari merr rolin e një ushtari, njeri elitar, të United Nations Space Command, të njohur si “Orbitals Drop Shock Troopers” ose ndryshe ODST, gjatë ngjarjeve të Halo 2.

Ka 2 module në lojë: pjesa e historisë së lojës, ku lojtari eksploron qytetin e rrënuar Afrikan të New Mombasa për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur shokut të tyre në mes të një pushtimi alien.

Moduli tjetër është “Firefight”, modul “multiplayer”, ku lojtarët luftojnë për të marrë sa më shumë pikë dhe për të mbijetuar sa më gjatë në lojë.

Që kur loja doli në treg, u bë një nga më të shiturat për Xbox 360 në mbarë botën. Titulli mori shumë kritika pozitive, për nga mënyra e organizimit të lojës, muzikës, dhe historisë fantastike në të. Çmimi i lojës shkoi deri në 60$, por sipas të apasionuarve, ai ishte një çmim i arsyeshëm.

Halo 3: ODST mori një vlerësim 85.14% dhe 83/100 përkatësisht nga GameRankings dhe Metacritic. IGN i dha një vlerësim goxha pozitiv prej 9/10 dhe GameSpot po të njëjtin vlerësim. (GameWorld Albanian)

Tags >

Halo
Lajmet e fundit>