Lojërat

Half Life

Oct 19 2012
0 Shpërndarje
Half Life

Half Life është një lojë aksion e vetës së parë e krijuar nga Valve Corporation. Fillimisht e nxjerrë nga Sierra Studios, loja doli gjithashtu për PlayStation 2.

Lojtari merr rolin e Dr. Gordon Freeman, një fizikan i cili duhet të gjejë rrugëdaljen nga një fabrikë nëntokësore e cila eksperimenton mbi teletransportin, por që gjërat kanë shkuar keq.

Valve, e krijuar nga ish- punonjës të Microsoft-it, e kishte të vështirë të gjente dikë që të publikonte lojën e tyre, duke pasur njëkohësisht shumë veta që besonin se ky projekt ishte shumë ambicioz. Sierra-Online më në fund shfaqi interes për lojën pasi kishte shprehur dëshirën të krijonte një lojë aksion 3D.

Half Life pati daljen e parë publike në vitin 1997 në Electronic Entertainment Expo. E krijuar për Windows, loja përdor një makineri shumë të rëndë të quajtur GoldSrc.

Loja fitoi më shumë se 50 çmime të ndryshyme. Ajo influencoi një here e përgjithmonë këtë zhanër dhe konsiderohet akoma të jetë një nga lojërat më të bukura për PC të të gjitha kohrave.

Deri më 14 korrik të 2006 loja kishte shitur mbi 20 milionë njësi. Half Life u pasua nga Half Life 2 në vitin 2004 e cila mori gjithashtu famë të madhe. (GameWorld Albanian)

Tags >

Half Life
Lajmet e fundit>