Lojërat

Half Life 2

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Half Life 2

Half Life 2, ose HL2, është vazhdimi i lojës Half Life, një lojë e vetes së parë që i përket serisë Half Life. E krijuar nga Valve Corporation doli më 16 nëntor 2004 dhe projekti i saj vazhdoi për pesë vjet të tjera, duke harxhuar 40 milionë dollar mbi ciklin e zhvillimit.

Loja u krijua bashkë me Steam-in e Valve. Ajo prezantoi motorin e lojës Source, dhe për shkak të Steam, ajo kërkon një aktivizim online.

Njësoj si parardhësi i saj, mori vlerësime jashtëzakonisht të mira duke i vlerësuar grafikën e avancuar, animimin, zërin, inteligjencën artificiale dhe historinë.

Half Life 2 ka përmirësime shumë të mëdha në mënyrën e luftimit dhe në mekanikën e vet. Edhe këtu, lojtari merr rolin e Gordon Freeman. Loja mori 39 çmime si “Loja e vitit” si dhe disa publikime të quajtura “Loja e dekadës”.

Deri më 9 shkurt të vitit 2011, Half Life 2 ka shitur mbi 12 milionë kopje. GameRankings vlerësoi versionin për PC me 95.31% ndërsa atë për Xbox me 89.83%. Metacritic i dha notën 96/10 versionit për PC ndësra atij të Xbox 90/100. (GameWorld Albanian)

Tags >

Half Life
Lajmet e fundit>