Gjatë të hënës, dy lojëra nga Valve debutuan për Android: Portal dhe Half-Life 2. Me çmimin prej 10 dollarë secila, dy lojërave iu ishte mundësuar ky debutim në konsollën Shield të Nvidia-s, që e shpjegon se ato mund të luhen vetëm në Shield. Sidoqoftë, puna është kryer me miratimin e Valve-s dhe nga një premtim i madh i Doug Lombardi-t që ju “mund të prisni të njëjtën lojë” sikur versionet e njëjta për PC.
Edhe nëse klonet nuk janë në formën e përsosur, posedimi i dy titujve të tillë të shkëlqyer në Shield ofron një hap më tej drejt formimit të një konzolle të vërtetë mobile. Me zbritjen e çmimit në 199 dollarë dhe me një librari e cila vazhdimisht pasurohet me tituj të rinj, përpjekjet e Nvidia-s në ri-formim të lojërave klasike të bazuara në PC në një pajisje portative që përdor Android mund të tërhiqet mjaft shumë vëmendje. (GameWorld Albanian)