Lojërat

Half Life 2 Cinematic Mod lëshohet për shkarkim

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
Half Life 2 Cinematic Mod lëshohet për shkarkim

Juergen Vierheiling lëshoi versionin më të fundit të llojit të vet kinematik për Half-Life 2. Si zakonisht, disa do ta pëlqejnë ndërsa disa të tjerë do ta urrejnë me siguri atë. Ende, kjo paraqet një rishikim për Half-Life 2 dhe nëse nuk e keni provuar ende, do të ia vlente që ta bëni një gjë të tillë. Cinematic 11 Mod është një rishikim grafik i përgjithshëm, pasi që duket dhe tingëllon shumë ndryshe në krahasim me vanilla HL2 dhe ju mund të shihni disa pamje dhe video krahasuese nga versioni më i fundit.

Për ta luajtur këtë lloj, ju duhet të keni Half Life 2 + Episodin  e parë + Episodin e dytë dhe t’i keni tërësisht të instaluar dhe të zhbllokuar! Ta dini që ju nuk mund ta luani pa përmbajtjen e Episodit të dytë. Për më tepër, lojtarët duhet të aktivizojnë mjedisin grafik “High Quality” (Cilësi e Lartë) tek opsionet e lojës. Mjedisi veçanërisht duhet të jetë “High”, përndryshe ju do të merrni gabime të animacioneve të fytyrës me modelet HD. Ju gjithashtu duhet ta lëshoni HDR-në, kur të bëhet përdorimi i hartave të avancuara me hije dinamike.

Ata që janë të interesuar mund ta shkarkojnë këtë “mod” nga këtu. Po ashtu shkarkojeni 11.01 Performance Fix./gameworld.al

 

Tags >

game
Lajmet e fundit>