Lajme lojërash

Hakohet Ubisoft, e-mailet dhe fjalëkalimet e përdoruesve janë zbuluar

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Hakohet Ubisoft, e-mailet dhe fjalëkalimet e përdoruesve janë zbuluar

Çdokush që e ka një llogari me zhvilluesin e video lojërave Ubisoft është këshilluar që të ndryshojë menjëherë fjalëkalimin. Prodhuesi i lojërave gjatë të martës lajmëroi që baza e të dhënave e llogarive të përdoruesve të vet ishte thyer nga hakerë të cilët fituan qasje tek emrat e përdoruesve, e-mail adresat dhe fjalëkalimet e enkriptuara.

“Ne së fundi zbuluam që njëra nga ueb faqet tona ishte shfrytëzuar për të fituar qasje të paautorizuar tek disa sisteme tona online,” shkroi në një deklaratë Ubisoft. “Gjatë këtij procesi, ne mësuam që të dhënat ishin qasur në mënyrë të jashtëligjshme nga baza jonë e të dhënave.”

Prodhuesi i lojërave theksoi që ndërmarrja nuk ruan informacionet për pagesat personale, kështu që nuk ka mundur të ketë vjedhje të informacioneve të kartave të kreditit. Sidoqoftë, pasi që fjalëkalimet mund të jenë vjedhur, ndërmarrja është duke i këshilluar përdoruesit e vet që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre në çfarë uebfaqe që e kanë përdorur të njëjtin ose ndonjë fjalëkalim të ngjashëm.

Ubisoft prodhon lojëra të popullarizuara si Assasin’s Creed, Just Dance dhe Tom Clancy’s The Division. Ndërmarrja nuk do të cekë se si i është thyer sistemi i vet; ajo vetëm tha që “kredencialet ishin vjedhur dhe përdorur që ilegalisht t’i qasen rrjetit tonë online”.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti i Ubisoft është hakuar. Në vitin 2010, një shoqëri e hakerëve të njohur me emrin si Skid Row kishin marrë përgjegjësinë për thyerjen e uebfaqes së Ubisoft në shenjë proteste për një rregull që iu kërkonte lojtarëve që të kenë qasje të vazhdueshme në internet për të luajtur lojërat e tyre. Ky sulm sidoqoftë nuk i preku informacionet personale të përdoruesve, por në vend të kësaj largoi teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dxhitale për lojërat për PC të ndërmarrjes. (GameWorld Albanian)

Tags >

Ubisoft
Lajmet e fundit>