Forumi

Hakohen forumet e Epic Games, më shumë se 800,000 llogari janë vjedhur

Aug 28 2016
0 Shpërndarje
Hakohen forumet e Epic Games, më shumë se 800,000 llogari janë vjedhur

Forumet e Epic Games u thyen përsëri,  fjalëkalimet e 808,000 llogarive të forumit Unreal Engine dhe Unreal Tournament janë ekspozuar. Të dhënat e vjedhura nga Epic Games përfshijnë adresa e-mail dhe mesazhe private.

Ekspertët e sigurisë janë kritikë për nivelin e sigurisë të përdorur për të ruajtur të dhënat e përdoruesve, si përgjigje kompania qartësoi se fjalëkalimet nuk janë kompromentuar në forumin Unreal Engine dhe për këtë arsye nuk është e vërtetë se forumet në fjalë kanë nivel të ulët sigurie.

Llogaritë aktive që nga Korriku i vitit të kaluar të përdorur në forumet e lojërave të vjetra duke përfshirë titujt të Unreal Tournament, Gears of War, dhe Infinity Blade ishin kompromentuar dhe fjalëkalimet e tyre janë ekspozuar.

Hackerat i kanë kompromentuar forumet duke shfrytëzuar dobësinë e injektimit të SQL në versionin e vjetruar të tyre të vBulletin CMS.

Lajmet e fundit>