Lojërat

Hakerët rrëzojnë League of Legends, EA dhe Blizzard

Jan 2 2014
0 Shpërndarje
Hakerët rrëzojnë League of Legends, EA dhe Blizzard

Një grup i hakerëve me emrin DERP ka marrë përgjegjësinë për sulmet DDoS të kryera kundër League of Legends, EA.com, Battle.net dhe faqet e tjera të lojërave.Koha e ndërprerjes për secilën faqe kishte zgjatur jo më tepër se 10-15 minuta, por, sipas një postimi në Reddit, caku kryesor i sulmeve ishte një transmetues në Twitch që kishte nofkën Phantom Lord.

Reddit përmbledh situatën kështu: “Një grup i quajtur DERP ka ndërmarrë sulme DDoS nda serverëve NA/EU/OCE të League of Legends. Ata po ashtu rrëzuan Dota 2, Club Penguin, Battle.net, EA.com. Ata janë duke rrëzuar çfarëdo loje që Phantoml0rd është duke luajtur (ose mbase, duke provuar të luajë).

Ngjarja më e fundit është që Phantoml0rd është duke luajtur OCE me dashamirësit e transmetimit dhe ata e rrëzuan. Sa i përket anës së League of Legends, duket që ata janë drejtpërdrejt duke sulmuar rrjetin Internap, që është ofruesi i shërbimeve të Riot-it.”

Sipas kanalit të tij në Twich, PhantomLord është një “transmetues profesionist” me mbi 350 mijë ndjekës. Transmetimi i PhantomLord është për momentin i ndërprerë por sipas profilit të tij në Facebook dhe Twitter, policia ishte e pranishme tek shtëpia e tij si reagim ndaj një “situate viktime”.

PhantomLord shkroi, “Sapo pata një automatik drejt meje, duart e vendosura në pranga dhe u ula në anën e pasme të një automobili të policisë teksa i shikova 6 policë duke shkuar përgjatë tërë shtëpisë sime.” Ai më vonë postoi që situata ishte stabilizuar. “Unë jam mirë djem. Së shpejti më tepër përditësime, premtoj.” Faqet që më parë ishin prekur janë për momentin online dhe janë duke funksionuar siç duhet. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>