Lajme lojërash

Gulliermo del Toro: Unë nuk heq dorë nga Insane

Oct 16 2012
0 Shpërndarje
Gulliermo del Toro: Unë nuk heq dorë nga Insane

Producenti dhe drejtuesi i filmave, Gulliermo del Toro, ka shprehur interesin e tij në ringjalljen e trilogjisë së lojërave Insane e cila është ndërprerë nga publikuesi THQ.

Duke folur gjatë një mbledhjeje në eventin e New York Comic-Con të enjten, del Toro tha se ai është në kërkim për një partner të ri zhvillimi për trilogjinë Insane. “Loja u ndërpre muaj më parë, dhe tani ne po kërkojmë dhe po flasim me zhvilluesit” shprehet ai në një video të publikuar në Kotaku.

Ai deklaron më tutje: “Kur diçka nuk shkon në një rrugë, unë thjesht vazhdoj të kërkoj në një rrugë tjetër. Unë nuk heq dorë nga Insane, është me të vërtetë shumë e bukur.” THQ e ndërpreu trilogjinë për shkakt të kostos që përfshinte në atë kohë kur kompania kërkonte të miratonte zgjerimin e saj.

Por mesa duket del Toro u largua me të drejtat e IP në duart e tij. Një numër studiosh dhe publikuesish janë tashmë piketuar për lojë, sugjeron ai. Del Toro iu shprehet partnerëve të tij se Insane do të jetë një lojë PC me Valve, duke shprehur se ai është një fans i madh i punës së kompanisë.

Ai gjithashtu deklaroi se Ellen McClain, zëri i GLaDOS nga seritë e Portal, do të dëgjohet si zëri i një IA për filmin e tij më të ri. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>