Lajme lojërash

Guild Wars 2 shet 3 milionë kopje, ja të rejat e këtij viti

Jan 17 2013
0 Shpërndarje
Guild Wars 2 shet 3 milionë kopje, ja të rejat e këtij viti

Guild Wars 2 (GW2) ka pasur një sukses për t’u vlerësuar që prej lançimit më 28 gusht 2012. Ajo ka fituar Game of the Year nga revista Time, disa çmime të ndryshme Best MMO awards dhe sigurisht, ata që po e luajnë janë tepër të kënaqur.

Tashmë, GW2 mund të shtojë edhe një tjetër pikë të rëndësishme në rrjedhën e suksesit të vet: loja ka shitur 3 milionë kopje.

Së bashku me këtë lajm, drejtori i lojës, Colin Johanson ka bërë të ditur edhe disa nga karakteristikat më të reja që do të prezantohen gjatë këtij viti:

– Server transfers, me pagesë. Kjo u mundëson lojtarëve të vizitojnë miqtë në servera të tjerë në çdo pjesë të lojës përveç WvW

– Më tepër stërvitje PvP. Do të shtohen sisteme që e bëjnë më të lehtë për lojtarët që janë më pak të aftë për të luajtur me lojtarë me të njëjtat aftësi.

– Sistemi i arritjeve do të përmirësohet, duke shtuar edhe shpërblime të reja.

– Arritjet do të jenë të ndryshme çdo ditë të javës. Për shembull, çdo ditë mund të sfidoheni të arrini një numër të caktuar sfidash.

– Do të përmirësohet përvoja e lojtarëve, duke e bërë më të lehtë të mësuarin e stilit të lojës.

Suksesi i GW2 nuk është i papritur. Një nga arsyet që e ka çuar lojën drejt suksesit janë “sekretet jo dhe aq të fshehta” që gjenden në lojë. Një arsye tjetër janë përditësimet periodike dhe të rregullta ku prezantohen armiq të rinj, gjeagjëza të reja etj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>