Lajme lojërash

Guerrilla Games paralajmërojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i miri për ta

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Guerrilla Games paralajmërojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i miri për ta

Në Guerilla Games siç duket nuk ka vend për pesimizëm. Edhe pse kompania i është kthyer titujve të cilët shfaqen vetëm në konsolat e PlayStation dhe duke ditur se paraja e “gamingut” po rrjedhin prej iOS dhe Android, Guerilla Games paralajmëron se viti i ardhshëm do të jetë më i miri për ta.

Tani për tani dihet se po përgatitet loja Killzone për konsolën PlayStation Vita me merin Killzone: Mercenary, por nuk është e qartë se a është ky projekti i vetëm në të cilin mendohet nga ta.

Momentalisht nuk ka kurrfarë shenja në lidhje me lojën Killzone 4, e as se në cilën platformë do të jetë saktësisht, kurse situatë e njëjtë është edhe me lojën IP.

Faktor i rëndësishëm është edhe gjenerata e ardhshme e konsolave shtëpiake, për të cilat as Microsoft e as Sony nuk janë të sigurt se kur do të shfaqen, por në bazë të kësaj deklarate mund të arrijmë në përfundim se viti 2013 do të na jap përgjigjet për këto pyetje. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>