Lojërat

GTA V shkakton probleme në Xbox 360 e vjetër

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
GTA V shkakton probleme në Xbox 360 e vjetër

Poseduesit e konsollave Xbox 360 të prodhuar mes viteve 2006 dhe 2008 janë duke pohuar që Grand Theft Auto V është duke shkaktuar ngecje të konsollës.

Kotaku raporton që një numër i lojtarëve që posedojnë një Xbox 360 të prodhuar ose të rinovuar mes viteve 2006 dhe 2008 kanë pasur probleme, duke shkaktuar ngecje të konsollës.

Problemet siç duket fillojnë gjatë disa skenave pas kryerjes së misionit të parë, ndonëse nuk është e qartë se çfarë është duke i shkaktuar ato.

Disa njerëz kanë sugjeruar që një problem i vogël me diskun e fortë do të mund të ishte problemi, por përdoruesit që kanë një disk më të madh siç duket kanë funksionimin normal të lojës.

Një numër i zgjidhjeve të mundshme veç se janë paraqitur, ndonëse nuk duket që ndonjëra është dëshmuar se ka punuar. Një zgjidhje që ka gjasë të jetë e suksesshme duket të jetë kur i fshini të gjitha të dhënat e lojës, e fshini cache-in e sistemit tuaj tri herë, pastaj i fshini të dhënat e tregut nga gjërat e sistemit përpara se ta futni konsollën tuaj për tre minuta.

Pas kësaj, ju duhet të instaloni diskun 1, të ndalni konsollën pa e futur diskun 2, pastaj ta rifilloni konsollën dhe ta instaloni diskun e dytë. Kjo është këshillë nga Xbox Live dhe nuk duket që e merr parasysh udhëzimin e Rockstar për të mos instaluar të dy disqet. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>