Lajme lojërash

GTA V për tri ditë sjell 1 miliard dollarë

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
GTA V për tri ditë sjell 1 miliard dollarë

Loja shumë e pritur Grand Theft Auto V deri të premten ka marrë më tepër se 1 miliard dollarë, duke qenë në shitje për vetëm tri ditë.

Në ditën e vet të parë në rafte, versioni i pestë i lojës së degës së vjetër 16 vjeçare ka arritur të sjell 800 milionë dollarë.

Një kombinim i vëzhgimeve pozitive, e po ashtu edhe pëlqimi i madh i lëshimit në vitin 2008 të Grand Theft Auto IV kanë kontribuar për zhvilluesin e kësaj loje Take Two Interactive të jetë ky lëshimi më fitimprurës ndonjëherë. Sipas Reuters, sipas disa vlerësimeve të analistëve, zhvillimi i GTA V i kushtoi studios Rockstar Games “mes 200 milionë dhe 250 milionë dollarë”.

Loja shpejt e shitur dallon në krahasim me lëshimet e fundit të lojërave të famshme. Një titull që i afrohet suksesit në fillim të GTA-së është Call of Duty: Black Ops II, që ka arritur 1 miliard dollarë shitje globale pas 15 ditësh sa ishte në treg.

“Grand Theft Auto është një fenomen kulturor dhe Rockstar Games vazhdon të ripërkufizojë atë që mund të arrihet në argëtimin interaktiv,” tha për GameInformer, CEO-ja Strauss Zelnick. “Ne jemi shumë krenar për reagimin kritik të jashtëzakonshëm dhe komercial për Grand Theft Auto V.”

GTA V për momentin është në dispozicion për Xbox 360 dhe PlayStation 3. Derisa ende nuk është bërë lëshimi për gjeneratën e ardhshme të konsollave Xbox One dhe PlayStation 4, investitorët me siguri që do të shohin nëse ndërmarrja mund t’i bëjë ballë kërkesave që mund të vijnë në muajin nëntor. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>