Lajme lojërash

GTA V mund të shesë 20 milionë njësi deri në mars 2014

Aug 2 2013
0 Shpërndarje
GTA V mund të shesë 20 milionë njësi deri në mars 2014

Grand Theft Auto V ka potencialin të shesë 18-20 milionë njësi deri në fund të vitit fiskal në mars të 2014. Ky lajm vjen sipas analistit Arvind Bhatia nga Sterne Agee.

Loja ka mundësinë të performojë më mirë se GTA IV që doli në vitin 2008 pasi numri i konsolave sot mendohet të jetë rreth 3 herë më i madh, tha Bhatia në një shënim të vetin mbi investuesit.

Në të gjithë botën shitjet e Xbox 360 janë rreth 78.2 milionë, ndërsa Sony ka shitur rreth 78 milionë njësi Playstation 3 që nga dalja.

Kjo do të thotë që GTA V do të dalë në platforma që zotërohen nga 156 milionë njerëz në të gjithë botën. Sipas të dhënave të Bahtia, GTA IV shiti 11 milionë njësi në muajin e parë dhe 13 milionë në 9 muajt pasardhës. Loja deri më sot ka shitur 25 milionë kopje. GTA V do të dalë në 17 shtator në të gjithë botën vetëm për Xbox 360 dhe PS3. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>