Lajme lojërash

GTA V lançohet me 17 shtator

Feb 1 2013
0 Shpërndarje
GTA V lançohet me 17 shtator

Ndryshe nga parashikimet e shumta, GTA V nuk do të dal në shitje këtë pranverë. Take-Two Interactive, botuesi i kësaj loje më të pritur për këtë vit, përveç të dhënave të shumta financiare, përmes raportit të vet të fundit për tremujorin e kaluar më në fund ka zbuluar datën e saktë të lançimit të lojës të cilën të gjithë po e presim me padurim – e kjo datë është 17 shtator.

Disi të gjithë kemi pritur që kjo lojë të dilte në fillim të kësaj pranvere, por RockstarGames duket se ka vendosur të marrë kohë të mjaftueshme për lojën e vet më të madhe deri tani që ta rregullojë sa më shumë që të jetë e mundur.

Duke qënë se nuk flitet për ndonjë version për PC, ndoshta është mirë të mendoheni për blerjen e një konsole nga Sony apo Microsoft? (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>