Lajme lojërash

GTA V do të vijë për PC, PS4 dhe Xbox One gjatë vjeshtës

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
GTA V do të vijë për PC, PS4 dhe Xbox One gjatë vjeshtës

Grand Theft Auto V do të jetë e disponueshme në PlayStation 4, Xbox One dhe PC gjatë vjeshtës së këtij viti. Andrew House nga Sony lajmëroi që loja do të vijë në PS4, gjatë konferencës për shtyp të kompanisë së tij në E3 2014. Më pas, zhvilluesi Rockstar postoi një pamje të re që konfirmonte që loja e tij, e lëshuar gjatë shtatorit të vitit të kaluar, do të lëshohet për Xbox One dhe PC në të njëjtën kohë.

Duke folur gjatë konferencës, Andrew House tha që lojtarët e PlayStation 4 do të jenë në gjendje që të bartin karakteret e tyre dhe progresin online nga PlayStation 3 dhe Xbox 360 në konsollën e re të Sony-it, duke iu mundësuar atyre që të vazhdojnë në formën për shumë lojtarë të GTA Online nga ku ata kanë mbetur në pajisjet e gjeneratës së kaluar. Poseduesit e Xbox One dhe PC do të jenë në gjendje që ta bëjnë të njëjtën gjë. Versioni për PC i lojës do të lëshohet edhe me një video editor “të dizajnuar për prodhim të avancuar të filmave”. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>