Lojërat

GTA 5 të ofrojë teknologjinë e re animative

Jan 26 2012
0 Shpërndarje
GTA 5 të ofrojë teknologjinë e re animative

Pamjet e reja të GTA 5 do të mund të ndryshonin nga lojërat e kaluara të Rockstar, nëse komentet nga zhvilluesi Brendan McNamara nga L.A. Noire do të mund të merreshin parasysh.

 

Duke folur për teknologjinë mbresëlënëse kapëse MotionScan nga L.A. Noire në një intervistë të fundit, McNamara pranoi që Rockstar kishte nevojë të bindej për procesin më herët në zhvillim.

“Ishte në dyshim gjatë tërë rrugës. Alternativa ishte që ne do të bënim çfarë çdokush tjetër ka bërë, në lojëra si Red Dead Redemption ose çfarë Rockstar është duke bërë tani në Grand Theft Auto,” tha McNamara.

“Procesi i Rockstar është i ndryshëm nga ai i yni – është duke shkruar, incizuar dhe duke i ndryshuar gjërat deri në fund, ndërsa i yni ishte më tepër si një procesi filmik, ku ne do ta shkruanim, ta përgatisnim dhe ta goditnim. Sapo ta keni marrë atë dhe është në kuti, ju mos e ndryshoni. Kjo është e vështirë për shumë njerëz, pasi që ata nuk punojnë në atë mënyrë. Por në fund, ajo punoi dhe çdokush e mori atë.”/gameworld.al

 

Lajmet e fundit>