Lajme lojërash

Grand Theft Auto: Vice City për Android dhe iOS më 6 dhjetor për 5 $

Nov 23 2012
0 Shpërndarje
Grand Theft Auto: Vice City për Android dhe iOS më 6 dhjetor për 5 $

Duke ndjekur hapat e paraardhësit të tij, Grand Theft Auto: Vice City do të jetë tashmë i disponueshëm edhe për Android dhe iOS. Rockstar lajmëroi para pak ditësh se me rastin e 10 vjetorit Scarface / Miami Vice do të arrijë në Android dhe iOS në datën 6 dhjetor për vetëm 5 $.

Versioni mobile do të përfshijë modele karakteresh të përditësuar, efekte të mëdha me ngjyrat, targetim të përmirësuar dhe mundësi për kontroll të plotë dhe të personalizuar.

Përveç përmirësimeve teknike, duhet të kemi kujdes të mos i japim makinës në drejtimin përballë diellit; në versionin për console kjo pothuajse të verbonte, kështu që imagjinoni në pajisjet tuaja.

Më poshtë gjendet një listë e plotë e pajisjeve të suportueshme:

Pajisjet Apple iOS: iPad, iPhone 4, 4S & 5, iPod touch 4th & 5th Generation

Telefonët Android: Motorola Razr, Razr Maxx, Razr Maxx HD, Motorola Atrix, Motorola Photon, Motorola Droid Bionic, HTC Rezound, HTC One X, HTC One S, HTC Evo 3D, HTC Sensation, HTC Droid Incredible 2, Samsung Galaxy Nexus, Samsung Nexus S, Samsung Galaxy Note 1 & 2, Samsung S2, Samsung Galaxy R, Sony Xperia Play, Sony Xperia S, P, T & TL, Sony Walkman Z Series Media Player, Samsung Galaxy S2, Samsung Galaxy S3, Google Nexus 4

Tabletët Android: Acer Iconia, Asus Eee Pad Transformer, Asus Eee Pad Transformer Prime, LG Optimus Pad, Medion Lifetab, Motorola Xoom, Samsung Galaxy Tab 8.9 / 10.1, Samsung Galaxy Tab 2, Samsung Galaxy Note 10.1, Sony Tablet S, Sony Tablet P, Toshiba Thrive, HTC Flyer, Google Nexus 7, Google Nexus 10. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>