iOS

Grand Theft Auto: San Andreas

Oct 14 2012
0 Shpërndarje
Grand Theft Auto: San Andreas

GTA San Andreas është një lojë me botë të hapur e dalë në vitin 2004 nga Rockstar North në Mbretërinë e Bashkuar dhe e publikuar nga Rockstar Games. Është loja e tretë 3D në serinë Grand Theft Auto, ndërsa e pesta në konsolën origjinale dhe e teta në listën e përgjithshme.

Fillimisht doli për PlayStation 2 në tetor të vitit 2004, ndërsa më vonë për Xbox dhe Microsoft Windows në qershor të 2005-ës. Është loja më e shitur e të gjitha kohërave në platformën Playstation 2. U bë e disponueshmë në Steam më 4 janar 2008 dhe në Mac të bazuara në Intel, me system operativ të paktën Mac OS X 10.6.6 në shtator të 2011. Grand Theft Auto San Andreas u pasua nga GTA: Liberty City Stories ndërsa parardhësja e vet ishtë GTA: Vice City Stories.

Loja vendoset në shtetin gjysëm imagjinar të San Andreas i cili përmban 3 qytete: Los Santos, e bazuar në Los Anxheles, San Fierro, e bazuar në San Fransisko dhe Las Venturas, e bazuar në Las Vegas. Koha e zhvillimit të ngjarjeve është viti 1992 dhe tregon historinë e pjestarit të një bande të quajtur Carl “CJ” Johnson i cili kthehet nga Liberty City pasi mëson për vrasjen e nënës. CJ gjen miqtë e tij të vjetër dhe familjen e vet me probleme.

Gjatë avancimit të lojës CJ zbulon dhe skenarin që fshihej pas vrasjes së nënës së tij. Histori ngjason shumë me skandalin Rampart LAPD dhe ka skenë nga trazirat e vitit 1992 në Los Anxheles. Loja ka marrë vlerësime shumë positive, dhe u listua si loja më e shitur për PlayStation 2. Ajo mori një vlerësim 95% te Metacritic ndërsa IGN i dha notën 9.9/10 duke e quajtur një krijim të përsosur.

Gamespot i dha 9.6/10 duke i dhënë çmimin zgjedhja e editorëve. Deri më 3 mars të vitit 2005 ajo kishte shitur mbi 12 milionë kopje vetëm për Playstation 2 ndërsa deri më 26 shtator 2007 kishtë shitur mbi 20 milionë njësi. Në 2011 Kotaku raportoi se sipas Rockstar Games, GTA: San Andreas kishte shitur 27.5 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>