Lojërat

Grand Theft Auto: San Andreas vjen në iOS, së shpejti edhe për Android dhe Windows Phone

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
Grand Theft Auto: San Andreas vjen në iOS, së shpejti edhe për Android dhe Windows Phone

Fansa të GTA-së, gëzohuni! Më në fund ka ardhur për iOS Grand Theft Auto: San Andreas, një prej versioneve më të dashura dhe më të luajtura të këtyre lojërave.

Ky është po ashtu versioni i parë mobile i lojës. Çmimi është 6.99 $ dhe do të vijë shumë shpejt edhe për Android, Windows Phone dhe pajisjet Kindle.

Developer Rockstar thotë se loja, e cila u lançua për herë të parë për PlayStation 2 në vitin 2004, është rimasterizuar me pamje vizuale të përmirësuara, dinamikë, hije me detaje si dhe përmban botën e pasur të lojës ashtu si në konsolë. Modelet e makinave dhe karakteret janë përditësuar për t’i ndihmuar lojtarët të kenë një përvojë fantastike me lojën.

Loja është optimizuar gjithashtu për t’u përdorur sa më mirë në pajisjet me prekje si dhe ka dy skema kontrolli të ndryshme për ecjen në këmbë dhe atë me makinë. Ajo mund të luhet në pajisjet me iOS 7 por jo në iPhone 4 ose modelet më të vjetra të smartfonit. Suportohen të gjitha modelet e iPad-it.

➤ Grand Theft Auto: San Andreas: iOS | Android, Windows Phone & Kindle së shpejti

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>