Lajme lojërash

Grand Theft Auto: San Andreas së shpejti për pajisje mobile

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Grand Theft Auto: San Andreas së shpejti për pajisje mobile

Grand Theft Auto V theu rekordet për shitje të shpejt të lojës, por nëse dëshironi të përjetoni sërish lojën që është paraqitur nga Rockstar, e cila për dallim nga versioni i fundit i cili zhvillohet në Los Santos, zhvillohet në Kaliforni, kemi lajme të mira: Grand Theft Auto: San Andreas është duke ardhur për pajisjet mobile muajin e ardhshëm.

Loja klasike për PS2 do të marrë disa përmirësime të pamjeve grafike, një sistem të ndryshuar të pikave për vazhdim të lojës (ang. chekpoint), e po ashtu edhe kontrollues të rinj që janë të ndjeshëm ndaj prekjeve në ekran, duke ndjekur hapat e GTA III dhe Vice City. Rockstar e quan atë si “versioni që është dukur më i miri i San Andreas deri tani”.

Nuk ka ndonjë datë të caktuar, por loja pritet të lëshohet në disa platforma në dhjetor, duke përfshirë Androidin, Windows Phone dhe iOS-in, ku do të ketë mbështetje për kontrolluesit e lojës në iOS 7. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>