Lojërat

Grand Theft Auto 5 tani është shitur në 32.5 milionë kopje

Feb 4 2014
0 Shpërndarje
Grand Theft Auto 5 tani është shitur në 32.5 milionë kopje

Grand Theft Auto V ka shitur tani 32.5 milionë kopje në mbarë botën deri më 31 dhjetor, ka lajmëruar publikuesi Take-Two, si pjesë e raportit të vet të fundit financiar. Kjo paraqet një ngritje nga 29 milionë sa ishte qëllimi i synuar që ishte lajmëruar gjatë tetorit të vitit 2013. Take-Two nuk ka treguar se sa kopje të GTA V janë shitur tek konsumatorët deri sot ose sa shitje kanë shkuar për Xbox 360 dhe PlayStation 3. Ende, GTA V është loja më e shitur për Xbox 360 ose PS3 deri tani.

Sa i përket Grand Theft Auto Online, Take-Two tha që 70 për qind e lojtarëve të GTA V të cilët janë të lidhur me internet kanë luajtura GTA Online. Kompania tha që GTA Online ka ndihmuar në rritjen e fuqishme të fitimeve të Take-Two, por kompania nuk tha se sa lojtarë kanë shpenzuar para të botës reale për lojën. Gjatë këtij raportimi financiar, stafi menaxhues i Take-Two adresoi mundësinë e arritjes së GTA V për PC. Presidenti Karl Slatoff tha: “Në këtë pikë nuk ka asgjë që ne mund të themi.” Shefi ekzekutiv Strauss Zelnick tha që Take-Two do t’ia lërë Rockstar-it që të bëjë lajmërimin në lidhje me arritjen e lojës në platformat e reja.

Slatoff shtoi që versioni për PC i Grand Theft Auto IV ishte një mjaft i suksesshëm. Në përgjithësi, Take-Two kanë arritur 767.7 milionë dollarë të hyra gjatë tremujoirt, që paraqet një ngritje prej 405 milionë dollarë sa ishte gjatë tremujorit të vitit të kaluar. Kompania ka siguruar fitim prej 210.7 milionë dollarë, në krahasim me 78.8 milionë të tilla gjatë të njëjtit tremujori me vitin e kaluar.

Kontribuuesit më të mëdhenj në fitimet e Take-Two gjatë tremujorit të fundit ishin GTA V, NBA 2K14 dhe WWE 2K14, tha publikuesi. Edhe përmbajtja e cila dërgohet në formë dixhitale ishte në rritje, duke “kërcyer” për rreth 42 për qind vit për vit, duke arritur në 132.8 milionë dollarë, që është udhëhequr nga lojërat Grand Theft Auto dhe NBA 2K, e po ashtu edhe Borderlands 2 dhe BioShock Infinite. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>