Lajme lojërash

‘Grand Theft Auto 5’ do të shet 14 milionë kopje

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
‘Grand Theft Auto 5’ do të shet 14 milionë kopje

Analistët vlerësojnë se versioni i fundit i lojës së popullarizuar Grand Theft Auto 5, pritet të shes rreth 14 milionë kopje.

Arvind Bhatia parashikon që loja do të gjeneroj 700 milionë dollarë të hyra për publikuesin Take-Two Interactive, kurse data e publikimit do të jetë 31 mars 2013.

Take-Two vlerësohet se do të përfitoj ndërmjet 1.75 dhe 1.85 miliardë dollarë këtë vit, një rritje prej 825.8 milionë dollarë në krahasim me vitin paraprak, raportojnë nga GameSpot.

Sa për krahasim, Grand Theft Auto 4 kishte shituar 13 milionë njësi deri në fund të vitit fiskal kur u lansua, derisa kjo shifër sot ka kaluar 20 milionë njësi.

Më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar se një listë e makinave në Grand Theft Auto 5 ishte gjetur në kodin burimor të titullit tjetër të Rockstar Game, Max Payne 3.

Më shumë informata për Grand Theft Auto 5 pritet të kemi muajin e ardhshëm në E3. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>