Lojërat

Gran Turismo

Oct 17 2012
0 Shpërndarje
Gran Turismo

Gran Turismo ose GT, është një lojë simuluese me gare e krijuar nga Kazunori Yamauchi. Gran Turismo u krijua dhe publikuar nga Sony Computer Entertainment në vitin 1997 për PlayStation.

Grupi i zhvillimit u caktua në vitin 1998 dhe u bë Polyphony Digital. Pas pesë vitesh zhvillimi, mori një vlerësim të mirë nga publiku, duke shitur gjithsej 10,85 milionë kopje në të gjithë botën deri më 30 prill 2008.

Loja ka nisur një seri të tërë duke përfshirë këtu lojëra të plota dhe pjesë të veçanta. Lojtari duhet të monvrojë automjete në gara me lojtarë të tjere në pista të ndryshme.

Loja është e dy tipeve të ndryshme: Arcade dhe Simullim.

Arcade lojtari zhvillon gara të thjeshta pa ndikim në ecurinë e lojës.

Simulim ai duhet të blejë makina, të fitojë trofe etj. Gran Turismo ka 180 makina dhe 11 pista. Loja ishte një bestseller në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo mori kritika shumë të mira duke përfshirë këtu 9.5/10 nga IGN, 8.6/10 nga GameSpot si dhe 5/5 nga Revista e Playstation.

Deri më 30 prill 2008 janë shitur 2,55 milionë kopje në Japoni, 1000 në Azinë Juglindore, 4,3 milionë në Evropë si dhe 3,99 milionë në Amerikën veriore. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>