Lojërat

Gran Turismo i bashkohet platformës së lojërave PlayStation 4

Oct 28 2015
0 Shpërndarje
Gran Turismo i bashkohet platformës së lojërave PlayStation 4

Nuk është Gran Turismo 7, por është titulli i serisë së lojrave të garave me makina lançuar për pajisjen PlayStation 4 – dhe njëkohësisht e para pas serisë Gran Turismo 6 lançuar në vitin 2013.

Detajet janë të pakta deri tani por Gran Turismo Sport do të ketë çdo gjë që ju prisni ( makina me shkëlqim të cilat garojnë me shpejtësi në mjedise reale) dhe do të prezantojë një seri garash online të cilat raportohen se do të njihen në botën reale të garave me motor nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave.

Gjithashtu ai do të jetë I disponueshëm në pajisjen PlayStation VR. Testimi beta për Gran Turismo Sport do të nis në fillim të vitit të ardhshëm “për çdokënd në komunitetin e lojrave”.

Lajmet e fundit>