Lojërat

Gran Turismo 5

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Gran Turismo 5

Gran Turismo 5, ose GT5, është loja e pestë e serisë Gran Turismo, një simulim garash me makina.

E krijuar nga Polyphony Digital dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment, ajo doli për PlayStation 3 më 24 nëntor 2010. Loja është e para e llojit të vet nga seria e cila mundëson gara online deri në 16 lojtarë.

Një model dëmtimi është shtuar nga i cili varet nëse makinat janë standarte apo premium. Loja ka mbi 1000 makina, 26 vendodhje si dhe 71 pista të ndryshme.

Në këtë seri kthehet gjithashtu dhe mundësia e të bërit gara natën. Word Rally Championship, NASCAR dhe Super GT liçensohen për herë të parë në një lojë Gran Turismo. GT5 është loja e parë e serisë që që ka dëmtim makinash. Gjatë garave ka gjithashtu variacon moti nga ditët me diel e deri në breshër të dendur.

Fizika është përmirësuar në krahasim me GT4, si p.sh. makinat nuk ndizen direkt, por duhet të ndizet së pari motorino si në jetën reale. Loja u prezantua për herë të parë në E3 2005 me emrin Vision Gran Turismo. Ajo nuk ishte GT5 që njohim, por GT4 me grafikë të përmirësuar.

Përgjithësisht loja ka marrë vlerësime positive, me GameRankings që e ka vlerësuar me 84.39% dhe Metacritic me 84/100. GT5 ka shitur mbi 65 milionë kopje në të gjithë botën duke e bërë lojën më të famshme për PlayStation 3. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>