Lojërat

Gran Turismo 4

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Gran Turismo 4

Gran Turismo 4, ose GT4, është një lojë simuluese garish për SonyPlayStation 2 e krijuar nga Polyphony Digital dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment.

Doli fillimisht më 28 dhjetor të vitit 2004 në Japoni dhe Hong Kong, më 22 shkurt 2005 në Amerikën Veriore si dhe më 9 mars 2005 në Evropë.

Loja është vendosur në listën e lojrave më të shituar nga Sony. Gran Turismo 3 është vetëm një nga 4 titujt për PlayStation 2, dhe është e aftë për output 1080i.

GT4 është vonuar për një vit e gjysmë nga Plyphony Digital dhe iu hoq version online (i cili më vonë u shtua në Gran Turismo Online Tes Version).

Loja ka 700 makina nga 80 prodhues të ndryshëm, që nga Daimler Moror Carriage i 1886 e deri në koncepte të së ardhmes deri në vitin 2022. Loja ka 11 pista të ndryshme të cilat tani janë të modifikuara nga të apasionuarit e lojës.

Versionet Kineze, Japoneze si dhe Koreane ishin të pajisuar me një guidë prej 212 faqesh të cilat përfshinin manuale, mësime patente si dhe ndihma për lojën.

Një version i limituar i quajtur Gran Turismo 4 online doli në Japoni në verën e vitit 2006. GT4 ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga kritikët. GameRanking e vlerësoi me 89.53% ndërsa Metacritic 89/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>