Lojërat

Gran Turismo 3: A-Spec

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Gran Turismo 3: A-Spec

Gran Turismo 3: A-Spec është një lojë me garë, dhe e para e serisë Gran Turismo për PlayStation 2. Gjatë demonstrimit në E3 2000 dhe E3 2001 loja u quajt Gran Turismo 2000.

Loja pati një sukses të menjëhershëm dhe u bë direkt një nga lojërat më të shitura të të gjitha kohrave. Objektivi i lojës është të fitosh gara, kampionate, të marrësh patenta dhe të bësh një plotësim të lojës 100%. Çdo 25% të saj lojtarit i dhurohet një makinë ose ndonjë çmim tjetër.

Garat janë të llojeve të ndryshme, nga ato për fillestarët, deri në ato që zgjasin me orë të tëra. Në krahasim me Gran Turismo 2 loja ka një grafikë shumë herë të përmirësuar, kjo falë edhe fuqisë më të madhe që ka PlayStation 2. Ka gjithashtu përmirësime në modelimin e makinave dhe në mënyrën se si ato reagojnë në pjesë të ndryshme të garave.

Nga ana tjetër GT3 ka më pak makina se GT2, 180 me rreth 650. Kjo ka ndikuar në punën më të detajuar me makinat e disponueshme. Karakteristikë e GT3 është mundësia e të pasurit makina të “Formula Një” të cilat mund të përdoren në ndeshje me kohëzgjatje të madhe. Loja ka marrë vlerësime positive nga kritikët.

GameRakings e vlerësoi me 94.74% ndërsa Metacritic 95/100 duke e vendosur në listën e 50 lojërave më të shitura në platforma të ndryshme, si dhe në 10 më të mirat për PlayStation 2.

Që nga 30 prilli i vitit 2008 ka shitur 1.89 milionë kopje në Japoni, 7.14 milionë kopje në Amerikën Veriore, 5,85 milionë kopje në Evropë dhe 10 mijë kopje në Azinë Juglindore duke e çuar shifrën e përgjithshme në 14,89 milionë kopje të shitura. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>