Lojërat

Gran Turismo 2

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Gran Turismo 2

Gran Turismo 2, ose GT2, është një lojë simuluese me gara për SonyPlaystation. Gran Turismo 2 u krijua nga Polyphony Digital dhe u publikua nga Sony Computer Entertainment në vitin 1999.

Loja është një vazhdim i Gran Turismo. Ajo është e bazuar terësisht në llojin e garave. Lojatri duhet të bëjë gara të ndryshme kundër lojtarëve të tjerë në pista të ndryshme.

Njësoj si Gran Turismo ka dy tipe loje, Arcade dhe Simulim. Tek e para garat janë të thjeshta pa ndikim në ecurinë e lojës, ndërsa tek e dyta lojtari mund të zgjedhë lirisht makinën që do, ta modifikojë edhe të fitojë kupa. Gjithsesi për të pasur makinë duhet fituar kurset e patentave që ofron loja. Gran Turismo 2 ka 650 makina si dhe 27 pista.

Në krahasim me Gran Turismo 1, loja ka grafikë dhe fizikë të ngjashme. Ndryshimet më të mëdha janë në zgjerimin e llojeve të automjeteve, pistave dhe llojeve të garave. Gran Turismo ka marrë nota shumë të mira.

GameSpot i dha notën 8.5/10 duke e këshilluar këtë lojë për çdo të apasionuar ndaj makinave ndërsa IGN i dha notën 9.8/10. Në Japoni revista Famitsu e vlerësoi lojën me 34 pikë nga 40. Gran Turismo 2 ishte një bestseller për dy muaj në Japoni dhe në M.B. Loja ka shitur 9,37 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>