Lojërat

Goose dhe wizard bashkohen me xteam

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
Goose dhe wizard bashkohen me xteam

Më poshtë mund të shihni një intervistë të bërë nga GameWorld me lojtarin e njohur Fatlum “Goose” Abrashi.

GameWorld : Përshëndetje Fatlum.

Goose : Përshëndetje GameWorld!

GameWorld : A kemi ndonjë të re tek ti nga ana e gamingut?

Goose : Po në fakt ka diqka, unë dhe Daut “wizard” Agaj i jemi bashkangjitur ekipit xteam.

GameWorld : Me sa dihet, lojtari Granit “REj” Haziri zuri vendin e Dautit në ekipin uNiQUE,  dhe kështu vendosët ju të shkoni në xteam apo patët ofertë nga lideri i këtij ekipi veteran?

Goose : Unë dhe Dauti, patëm një ofertë nga ekipi xteam sepse e mira të mirës ishte se ne ishim nga i njëjti qytet, kështu që ushtrimet per neve do ishin më të lehta për ti bërë, gjithashtu shpresoj se edhe rezultatet pozitive do jenë të lehtë të arrihen nëse organizohemi mirë.

GameWorld : Mund të na tregoni lojtarët që tani bëjnë pjesë në ekipin xteam?

Goose : Këta jan lojtarët që bëjnë pjesë tani në ekipin xteam:

Guxim “sopi” Sopi
Alush “shark” Qoqaj
Arlind “Lindi” Ismajli
Fatlum “Goose” Abrashi
Daut “wizard” Agaj
Besfort “bf0rt” Rafuna

GameWorld : Qfar mendimi keni për ekipin tuaj të ri?

Goose : Mendoj se me këtë ndryshim në pjesëtarët e ekipit dhe me këtë ekip mirë të organizuar mendoj se do të kemi suksese mjaft të mëdha dhe të luajmë një lojë shumë të mirë ekipore ose më mirë të themi “team work”.

GameWorld : Mund ti dimë paksa pozitat e lojtarëve në ekip?

Goose : Po, pa problem: sopi (fragger), shark (attacker), Lindi (sniper), Goose (fragger), wizard (ingame leader), bf0rt (fragger)

GameWorld : Fatlum, mund të dimë qfarë mendimi ke për Dautin?

Goose : Lojtari i njohur wizard, ka pasur mjaft eksperienca të mëdha ,gjithashtu është një lojtar që i përshtatet shumë lojës time, gjithashtu edhe unë i përshtatem lojës së tij. Dauti është një lojtarë i kompletuar me të gjitha gjërat e nevojshme për një lider të ekipit, si dhe një aim-er shumë i mirë. Ne të 2 në ekipin xteam, besoj dhe shpresoj se do të përshtatemi shumë mirë, sepse në këtë ekip janë edhe 2 lojtar tjerë që ishin pjesë e përbërjes së ish ekipit “MIGHTY” së bashku me ne dhe mendoj se loja jonë do të përshtatet shumë. Poashtu shpresoj se në eventin e radhës do të tregojmë lojën që dimë të bëjmë ne.

GameWorld : Më saktësisht, kur do të filloni ushtrimet?

Goose : Ushtrimet vetëm sa kan filluar, dhe kohë pas kohe orari i stërvitjeve po shtohet intenzivisht, deri sa të shohim që jemi bërë ekip i kompletuar për të marr pjesë në ndonjë eveniment. Do të kemi ushtrime të shumta, si dhe lojëra të shpeshta Lan dhe Online.

GameWorld :
Diçka për fund?

Goose : Asgjë tjetër përveq: “We dont have mercy at all so think before u play with us!”

Nga kjo intervistë e bërë, kuptuam se 2 lojtarët PRO nga skena kosovare e CS u bashkuan me ekipin xteam, ku dhe do të tregojnë aftësitë e tyre për këtë lojë.
GameWorld i uron suksese këtyre 2 lojtarëve dhe posaqërisht ekipit legjendar kosovar, xteam.

Lajmet e fundit>