Kompania Google në nëntor të vitit të kaluar lançoI për një numër të kufizuar përdoruesish lojën e saj Ingress, por së fundmi ka lajmëruar se duke filluar nga 14 dhjetori i këtij vitit loja do të bëhet e disponueshme për të gjithë konsumatorët e pajisjeve Android.
Sipas një postimi të Google+, shpjegohet se aplikacioni tani gjendet për tu shkarkuar nga të gjithë tek dyqani, App Store. Sfida e fundit, Operation 13MAGNUS ka akoma nevojë për punë, prandaj ne nuk e dimë planin e ardhshëm të lojës. Kjo nuk është e gjitha.
Ekzistojnë shumë ngjarje akoma për tu luajtur nga përdoruesit e versionit të testuar, që i është ofruar të marrin një medalje (për ti nderuar), nëse ata arrijnë nivelin 5 të lojës përpara se versioni testues të hiqet. (GameWorld Albanian)