Lojërat

GoldenEye: Rogue Agent

Oct 6 2012
0 Shpërndarje
GoldenEye: Rogue Agent

GoldenEye: Rogue Agent është një lojë FPS e zhvilluar nga EA LA dhe e publikuar nga Electronic Arts.

Loja është e vensour në një realitet alternativ të university të James Bond, ku lojtari merr rolin e një ish-agjenti të MI6 i cili rekrutohet nga Auric Goldfinger, një pjestar i një organizate të fuqishme kriminale pa emër, për të vrarë rivalin e tij Dr. No.

Shumë karakterë të tjerë nga filmi i Bond marin pjesë këtu përmes lojës, përfshirë Pussy Galore, Oddjob dhe Xenia Onatopp si dhe Francisco Scaramanga, duke luajtur një karakter të tipit Q me zërin e Christopher Lee.

Loja doli në treg më 22 nëntor 2004 për PlayStation 2 dhe Nintendo Game Cube në Amerikën e Veriut. Konsolat e tjera të lojës përfshijnë Xbox dhe Nintendo DS.

Përveç tipareve të FSP ku pamja është në vetën e parë, këtu versioni tjetër i multiplayer bën që ekrani të ndahet në 4 pjesë ku mund të luhet dhe nëpërmjet PS2 dhe Xbox. Lojtarët mund të çlirojnë opsione shtesë, harta, dhe gjithashtu duke luajtur historinë e lojës gjëra të reja hapen.

GoldenEye: Rogue Agent ka marë disa vlerësime mikse ku GameRankings dhe Metacritic i dhanë përkatësisht nga 64% dhe 61/100. Loja ishtë krijuar të ishtë një bestselling, por që parashikimet nuk dolën të tilla. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>