Lojërat

God of War

Aug 19 2012
0 Shpërndarje
God of War

God of War është një lojë aksion-aventurë, me pamje në vetë të tretë, e zhvilluar nga SCE Santa Monica Studio dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment.

Loja doli në treg në 22 mars 2005 për Play Station 2 dhe është pjesa e parë e serisë së God of War. Loja përfshin dhe karakterizohet nga enigma më të vështira se numri i kaluar dhe 4 ka herë më shumë po se i kaluari.

Loja është e bazuar kryesisht në Greqinë e lashtë dhe mitologjinë e saj, me lojtarin që kontrollon virtualisht Kratos-in, një luftëtar spartan në shërbim të Zotave të Olimpit.

Kratos-it i jepet një mision nga Athina për të vrarë Ares, Zotin e Luftës, i cili është përgjegjës për vrasjen e gruas dhe djalit të tij. Në kohën kur Ares sulmon Athinën, Kratos mbërrin në kohë dhe arrin të mundë Zotin, pasi ai arrin të gjejë një objekt që i jep fuqinë për ta bërë këtë gjë. Kutia është e famshmja, Kutia e Pandoras.

Loja është cilësuar si loja më e mirë aksion-aventurë për PS2 nga shumë kritikë dhe ka fituar shumë çmime si “Loja e Vitit”.

Loja është shumë e vlerësuar dhe për grafikën, muzikën, produksionin, prezantimin dhe historinë. Lojë me një lojtar, me kamera të fiksuar, me luftime të shpejta dhe shumë variacione në mënyrat e saj.

Lojën e shoqërojnë enigma të shumta, të cilat duhet të zgjidhen për të ecur në historinë e saj. Armët kryesore të Kratos janë shpatat dyshe ose ndryshe Blades of Chaos. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>