Lojërat

God of War III

Aug 21 2012
0 Shpërndarje
God of War III

God of War III është një lojë aksion-aventurë në vetë të tretë, e zhvilluar nga SCE Santa Monica Studio dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment.

Loja doli në treg për Play Station 3 dhe ekskluzivisht vetëm për këtë konsolë, në 16 mars 2010. Si versioni më i shitur i serive të God of War, ajo arriti të shesë më shumë se 5.2 milion kopje.

Loja është e bazuar në mitologjinë Greke dhe është e vendosur në Greqinë e lashtë. Lojtari kontrollon ish-zotin e luftës Kratos, pas tradhësisë së marrë nga babai i tij Zeus, mbretin e Zotave të Olimpit.

Kratos shkon për në Olimp, kësaj rradhe i shoqëruar nga aleatët e tij të rinj, Titanët, deri sa braktiset nga Gaia. Tani i shoqëruar nga Shpirti i Athinës për të kërkuar Flakën e Olimpit, Kratos ndeshet me përbindësha, Zota dhe Titanë në kërkim të Pandorës, çelësi për të paqëruar Zjarrin që mbulon Kutinë e Pandorës dhe për të mundur Zeusin.

God of War III është seria e fundit e kapitullit të God of War dhe përmbyll pjesën e hakmarrjes së Kratos ndaj Zotave të Olimpit.

Revista PSM3 Magazine deklaroi se God of War III është thjesht loja më e mirë e të gjitha kohërave. Loja ka marë shumë vlerësime për grafikën e saj, në veçanti Kratos, me IGN e cila deklaroi se karakteri është një nga të vetmit më tërheqës të të gjitha lojrave që janë krijuar deri sot.

Loja ka marrë disa çmime, si Loja më e pritur e 2010, Loja më e mirë për PS3, Grafika më e mirë. Loja mori dhe çmimin e nderit “Artistic Achievement” në ndarjen e çmimeve të BAFTA 2011 Awards. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>