Lojërat

God of War II

Aug 20 2012
0 Shpërndarje
God of War II

God of War II është një lojë aksion-aventurë, me pamje në vetë të tretë, e zhvilluar mga SCE Santa Monica Studio dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment.

Loja doli në treg në 13 mars 2007 për Play Station 2 dhe është pjesa e dytë e serisë së God of War. Loja përfshin dhe karakterizohet nga enigma më të vështira se numri i kaluar dhe 4 ka herë më shumë po se i kaluari.

Loja është e bazuar kryesisht në Greqinë e lashtë dhe mitologjinë e saj, me lojtarin i cili kontrollon Zotin e Luftës, Kratos, që është tashmë Zoti i ri i Luftës pas mundjes së Ares. Kratos, tradhëtohet nga Zeusi, Mbreti i Zotave të Olimpit, i cili e largon nga mbretëria e tij dhe nga privilegjet e saj. Kratos shpëtohet nga Titani, Gaia, e cila i jep udhëzime se si të gjejë The Sister of Fate, të vetmet që mund t’i japin mundësi të kthehet pas në kohë dhe të ndryshojë fatin e tij.

Loja është pak a shumë e ngjashme me të kaluarën. Një lojë me një lojtar, me kamera të fiksuar, me luftime të shpejta dhe shumë variacione në mënyrat e saj. Lojën e shoqërojnë enigma të shumta të cilat duhet të zgjidhen për të ecur në historinë e saj. Armët kryesore të Kratos janë shpatat dyshe ose ndryshe Blades of Athena, të cilat i merr pasi mund Ares.

Loja është cilësuar si një nga më të mirat e të gjithë kohërave për Play Station 2. Loja arriti të shesë më shumë se një milion kopje në tre muajt e parë në Britaninë e Madhe dhe më shumë se 4.2 milionë në fund të qershorit.

Në 13 Mars 2008 God of War II u fut në listën e Sony “Greatest Hits”. Loja mori notën 9.2/10 nga GameSpot dhe 9.7/10 në IGN. (GameWorld Albanian)

ARVE Error: id and provider shortcodes attributes are mandatory for old shortcodes. It is recommended to switch to new shortcodes that need only url

Lajmet e fundit>