Lajme lojërash

Gjiganti i lojërave online Kixeye shkurton 25% të stafit

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Gjiganti i lojërave online Kixeye shkurton 25% të stafit

Platforma e lojërave online me bazë në Kaliforni, Kixeye ka aplikuar një riorganizim të ri strukturor mbi kompaninë. Sipas dy burimeve më shumë se 100 punonjës ose 25% të stafit janë shkarkuar nga puna. Ndër ta kanë qenë dhe skuadra të tëra në departamentin e inxhinierisë.

Kixeye është njohur si një kompani që merr vendime të papritura dhe kundër punonjësve të saj. Por gjithmonë kur mbyllet një derë hapet një tjetër. Kompania Twitter po përpiqet të tërheqë disa nga punonjësit e larguar të cilët do të punojnë për platformat e lojërave mbi të cilat është duke bashkëpunuar kjo kompani. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>