Microsoft ka shitur në total 1.1 milionë konsolla Xbox One dhe Xbox 360 gjatë tremujorit të katërt fiskal (1 prill – 30 qershor), lajmëroi kompania gjatë të martës në kuadër të raportit të saj për fitimet e arritura. Siç ka qenë e zakonshme me statistikat e shitjeve që Microsoft ofronte për konsollat për lojëra këtë vit, është e rëndësishme të theksohet që termi “të shitura” i referohet numrit të konsollave që janë shitur për shitësit me pakicë. Kjo dallon nga numri i konsollave që janë shitur tek konsumatorët – shifër kjo e cila nuk është lajmëruar si e përditësuar nga Microsoft që nga 31 dhjetori, kur u tregua që Xbox One ishte shitur në 3 milionë kopje deri atëherë.
1.1 milionë konsolla të shitura paraqesin një rënie në krahasim me tre muajt e kaluar, kur Microsoft-i shiti 2 milionë konsolla (1.2 milionë prej të cilave ishin Xbox One). Kompania tha që “ka ulur inventarin e kanalit” gjatë tremujorit më të fundit, duke iu referuar planeve që kishte lajmëruar në muajin prill për ngadalësim të shitjeve për t’ju mundësuar shitësve me pakicë shitjen e konsollave që ata tashmë kanë në raftet e dyqaneve.
Pa ofruar ndonjë shifër të saktë, Microsoft javën e kaluar lajmëroi që shitjet e Xbox One gjatë qershorit janë rritur për më tepër se dyfishi i shitjeve të arritura gjatë majit pas lëshimit të modelit pa Kinect, i cili kishte edhe çmimin prej 400 dollarë. Modeli doli në shitje më 9 qershor dhe uli çmimin e sistemit në nivelin e çmimit të PlayStation 4 të Sony-t, që ka tejkaluar me numër të shitjeve Xbox One-in deri tani. Deri më 6 prill, PlayStation 4 ka shitur 7 milionë njësi në mbarë botën. (GameWorld Albanian)