Lajmet

Gjatë nëntorit janë shitur 2.1 milionë PlayStation 4

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
Gjatë nëntorit janë shitur 2.1 milionë PlayStation 4

Pas lajmërimit se PS4 është shitur në më tepër se 1 milion kopje brenda 24 orëve të para që kur kishte dalë në shitje, Sony ka zbuluar shifrat e shitjeve të përgjithshme të sistemit deri më 1 dhjetor, ku sipas kësaj ndërmarrjeje, është bërë shitja e 2.1 milionë konsollave PS4 në mbarë botën.

Në një konferencë për shtyp, presidenti dhe shefi ekzekutiv i grupit të Sony Computer Entertainment Andrew House tha që: “PS4 pati lëshimin më të mirë në historinë e PlayStation” duke thënë që “kërkesat mbesin tepër të fuqishme dhe vazhdojnë të tronditin furnizimin botëror.”

Microsoft ende nuk ka ofruar ndonjë shifër të saktë të shitjeve që ka pasur gjatë muajit nëntor për Xbox One, që u lëshua një javë pasi u lëshua PS4 në SHBA dhe arriti të shitet në 1 milion kopje në 24 orët e para të daljes në treg. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>