Lajme lojërash

Gearbox bën të ditur për DLC të Borderlands 2

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Gearbox bën të ditur për DLC të Borderlands 2

Në fund të prezantimit PAX, Gearbox tregoi një video të Borderlands 2 që jepte shumë qartë mesazhin se do të ketë pjesë DLC.

Në video Tiny Tina u bashkua nga personazhet origjinalë të Borderlands Vault Hunters Mordecai, Lililth dhe Brick për të luajtur një lojë të quajtur Bunkers & Badasses, një version i botës së Bordelands për lojën Dungeon & Dragons.

Pas disa udhëzimeve dhe disa batutave nga Tina, video mbyllet pa informacion shtesë. Edhe pse Gerabox është shumë e heshtur për Borderlands 2, ka dalë lajmi për një shtim kapitulli deri para fundit të qershorit.

Gjatë prezantimit kompania tha se fushata e ardhsme do të jetë “më e madhja deri më sot” pasi po krijohet nga një skuadër e brendshme e Gearbox. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>