Lajmet

GamesBeat: Konfirmohet blerja e Twich-it nga Google

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
GamesBeat: Konfirmohet blerja e Twich-it nga Google

Marrëveshja e përfolur që Google do ta blejë shërbimin e lojërave Twich, është konfirmuar sipas një raporti nga GamesBeat. Variety raportoi gjatë muajit maj që YouTube, që është kompani që posedohet nga Google – kishte arritur një marrëveshje për ta blerë Twitch-in për 1 miliard dollarë.

(Edhe Microsoft ishte përmendur se kishte shprehur interesim për këtë kompani.) Kompanitë refuzuan të komentojnë në lidhje me çështjen në atë kohë dhe ka pasur spekulime që është anuluar marrëveshja. Raporti nga GamesBeat deklaron që blerja në fakt do të bëhet. Sidoqoftë, çmimi i saktë, e po ashtu edhe koha se kur do të bëhet lajmërimi zyrtar, ende nuk janë bërë të ditura.

Ky lajm vjen vetëm dy ditë pas përfundimit të turneut të Dota 2 (që ishte transmetuar nëpërmjet Twitch-it) që ofronte një çmim rekord në vlerë prej 10 milionë dollarë. Sipas një raporti të lëshuar gjatë muajit prill, Twitch është uebfaqja më e madhe e transmetimit të drejtpërdrejtë në SHBA deri tani. Popullariteti i sporteve elektronike është rritur shumë viteve të fundit: vetëm vitin e kaluar, më tepër se 2.4 miliardë orë përmbajtje për sportet elektronike ishin shikuar përgjatë shërbimeve si Twitch.

Twitch mundëson shikimin e transmetimit të lojërave në kompjuterë, telefonë, tabletë dhe konsolla të lojërave si Xbox One dhe PlayStation 4 (ku të dy këto konsolla ofrojnë mundësinë për të transmetuar lojërat nga sistemet). Funksioni i transmetimit nuk është në dispozicion në Wii U deri tani sepse Nintendo nuk sheh ndonjë vlerë në të.

Transmetimi i lojërave është një aspekt jo tërësisht pa debat. Ka në industrinë e lojërave të atillë që mendojnë se prodhuesit e lojërave janë duke marrë një pjesë të të hyrave të fituara nga transmetimi i lojërave dhe publikimi i videove në faqe si YouTube. Nintendo në një kohë tregonte për të hyrat nga reklama që fitohen nga YouTube, por që atëherë ka lajmëruar planet për një program që do të bëjë ndarjen e të hyrave me prodhuesit e videove. (GameWorld Albanian)

Tags >

Twitch
Lajmet e fundit>