Android

Gameloft do te sjelle lojën “Captain America: The Winter Soldier” ne iOS dhe Android

Feb 13 2014
0 Shpërndarje
Gameloft do te sjelle lojën “Captain America: The Winter Soldier” ne iOS dhe Android

Gameloft së bashku me Marvel do të shpallin zhvillimin e lojës “Captain America: The Winter Soldier”, bazuar në filmin e shumëpritur të super heroit këtë pranverë. Si loja zyrtare e filmit, Gameloft do të sjelli, një përzierje mes betejave reale dhe opsioneve taktike për një eksperiencë totale të filmit që do prezantohet.

Admiruesit do të shijojnë teksa marrin rolin e Captain America dhe të udhëheqin një skuadër elitare të agjentëve të S.H.I.E.L.D në betejë kundër përbindëshave të përfshirë në një komplot global. E kompletuar me aftësinë për të hyrë në klane kur luani me shumë lojtarë si ju, që do të konkurrojnë për një pozitë më të lartë në ligë, lojtarët do shijojnë orë të tëra zbavitjeje në një botë unike të një stili komik.

Captain America: The Winter Soldier është planifikuar për lëshim në iPhone, iPad, iPod Touch dhe Android nga fundi i marsit. Filmi do të vijë në kinematë më 26 mars në shumicën e vendeve evropiane dhe më 4 prill në Amerike. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>