Lojërat

G-Police

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
G-Police

G-Police është një lojë me gjuajtje e krijuar dhe publikuar nga Psygnosis në 1997 për PlayStation dhe PC. Loja nxori dhe një vazhdim të quajtur G-Police: Weapons of Justice i cili doli në 1999 për PlayStation.

Vazhdimi mori analiza pothuajse të njëjta me lojën origjinale. Në 2007 G-police u bë e disponueshme në Playstation Network. Loja ka një ambient fanstastiko- shkencor, i cili është frymëzuar nga Blade Runner. Ngjarjet ndodhin në vitin 2097 në një nga hënët e Jupiterit e cila është kolonizuar.

Historia vërtitet rreth protagonistit Slater i cili është në kërkim të gjetjes së të vërtetës rreth vdekjes së mistershme të motrës së vet gjatë kohës që ai punon për G-Police. Loja fillon me skuadrën e policisë që lufton disa kriminelë të thjeshtë para se të zbulohen konspiracionet për korporatat e mëdha. Loja përfshin gjithashtu pilotimin e avionëve VTOL të cilat përdoren për dyluftime në ajër.

Loja përdori një teknologji shumë të mirë të asaj kohe si feedback joystick, audio 3D dhe pajisje Direct 3D. Kritikët thanë se grafika e lojës ishte një nga më të mirat që kishin parë në atë kohë.

Gjithsesi vetë loja mori vlerësime të përziera pasi për shkak të grafikës së lartë, Playstation vuajti në këtë aspekt. Në përgjithësi kritikët i vlerësuan shumë misionet e kënaqshme si dhe lojën e plotë me histori tërheqëse. (GameWorld Albanian)

Tags >

G-Police
Lajmet e fundit>