Android

Fortnite në Android nuk do të shkarkohet nga Play Store por përmes uebsajtit të Epic Games

Aug 6 2018
0 Shpërndarje
Fortnite do të funksionojë në pajisjet Android të rangut të lartë. Nga 2.5 miliardë pajisje Android në mbarë botën, 300 milion do ta përballojnë lojën. Fortnite në Android nuk do të shkarkohet nga Play Store por përmes uebsajtit të Epic Games

Lojtarët e Fortnite janë në pritje të versionit Android, po kompania ka zgjedhur një rrugëtim ndryshe nga ai i iPhone.

Epic Games konfirmoi javën e kaluar se loja nuk do të ofrohet përmes Google Play Store.

Të gjithë ata që duan të shkarkojnë lojën kur të debutojë, duhet ta shkarkojnë nga uebsajti i Epic Games. Do të jetë një proces i ngjashëm me shkarkimin në një kompjuter.

Fortnite do të funksionojë në pajisjet Android të rangut të lartë. Nga 2.5 miliardë pajisje Android në mbarë botën, 300 milion do ta përballojnë lojën.

Sipas kompanisë arsyeja pse nuk do të ofrohet nga Play Store është që loja të jetë sa më ekonomike.

Kjo sepse dyqani i aplikacioneve merr 30% të çdo pagese.

Në iOS Fortnite ka rezultuar sukses i vërtetë ku Epic ka fituar 15 milion dollarë në tre javë. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>