Android

Flappy Bird të dielën largohet nga dyqani i aplikacioneve për iOS dhe Android

Feb 10 2014
0 Shpërndarje
Flappy Bird të dielën largohet nga dyqani i aplikacioneve për iOS dhe Android

Zhvilluesi i Flappy Bird, DongNguyen, ka thënë që ai do ta largojë lojën, që nënkupton largimin e saj nga dyqani iOS dhe Android – gjatë ditës së diel për arsye të panjohura.

Në Twitter, Nguyen i cili arrin të fitojë 50 mijë dollarë të hyra nga loja gjatë ditës, tha që ai “nuk mund ta mbajë më këtë” dhe do ta largojë lojën nga dyqani i aplikacioneve për iOS dhe Android. Ai në fakt në disa cicërima tregoi se kjo ndërprerje nuk do të jetë për probleme ligjore, as që loja të jetë në shitje dhe që ai ende do të vazhdojë të zhvillojë lojëra.

Loja Flappy Bird është zhvilluar në mesin e vitit 2013, por kishte marrë një njohje të madhe gjatë javëve të fundit pas një ngritjeje të befasishme të popullaritetit duke i zënë majat e dyqaneve për aplikacione për iOS dhe Android. Ka marrë shumë lavdërime për dizajnin e vet të thjeshtë, ku nga lojtarët kërkohet të shkojnë mes tubave pa e goditur asnjërin. Vetëm pak ditë më parë Nguyen kishte treguar për The Verge që ai ishte duke menduar për një vazhdim, kështu që kjo është një kthesë e befasishme e ngjarjes. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>