Lajme lojërash

Fitime rekord nga loja Puzzle & Dragons

Aug 1 2013
0 Shpërndarje
Fitime rekord nga loja Puzzle & Dragons

Shitjet e GungHo nga janari deri në qershorin e vitit 2013 arriten vlerën 763 milionë dollarë, që paraqet një ngritje prej 946 për qind vit-për-vit, thuhet në raportin financiar të ndërmarrjes.

Të ardhurat neto gjatë kësaj periudhe ishin 287 milionë dollarë, që paraqet një ngritje prej 2,609 për qind nga viti 2012. Mes prillit dhe qershorit, GungHo solli 4.9 milionë dollarë në ditë në shitje, që paraqet të hyra net o prej 161 milionë dollarë.

Burimi kryesor i të gjithë këtyre të hyrave për GungHo është Puzzle & Dragons, një enigmë RPG për pajisjet mobile. Shitjet nga Puzzle & Dragons arritën vlerën prej 113 milionë dollarë në prill, duke fituar 3.76 milionë dollarë në ditë. Loja për momentin ka 17 milionë lojtarë në Japoni.

GungHo ka edhe lojëra të tjera dhe pret që shitjet e përgjithshme të veta gjatë korrikut të arrijnë vlerën 138 milionë dollarë, duke sjell një mesatare ditore prej 4.5 milionë dollarë, që paraqet një rënie në krahasim me mesataren prej 4.9 milionë dollarë gjatë periudhës prill-qershor. Puzzle & Dragons është duke u përgatitur për të ardhur në 3DS në Japoni këtë dimër dhe duhet të jetë në tregjet e Britanisë së Madhe dhe të Australisë këtë vit për platformat mobile. (GameWorld Albanian)

Tags >

Puzzle
Lajmet e fundit>